POLITIKË /

Dy herë në muaj në SPAK, Berisha merr Trumpin si shembull: Atij iu shtuan vota, edhe mua do më ndihmojnë

Shkruar nga Versus

Dy herë në muaj në SPAK, Berisha merr Trumpin si shembull: Atij

Pavarësisht se dje deklaroi që do të paraqitej në SPAK siç GJKKO i caktoi masën e sigurisë, kryedemokrati Sali Berisha nuk ka nguruar ta cilësoj vendimin si “krim kushtetues”.

“Mësova më vonë dhe dua të ju konfirmoj se kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar kushtetues.  Se Skapistët, të tmerruar nga krimi i tyre, kanë kryer një krim tjetër, që ju e keni të vështirë të imagjinoni.  Kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë sepse Sali Berisha po sulmon SPAK-un dhe gjykatën, Irenën dhe Dumanin”- u shpreh ish-kryeministri.

Megjithatë duke marrë si shembull rastin e presidentit amerikan të sapozgjedhur Donald Trump në përballjet me proceset e tij gjyqësore, Berisha tha se njëjtë pret që edhe atij t’i shtohen votat në zgjedhjet e ardhshme.

"A e pengoi gjë Donald Trumpin masa e paraqitjes së tij në 5 gjykata çdo javë? Përkundrazi i shtoi vota dhe i afroi fitoren. Kjo do të jetë edhe për Sali Berishën, të jemi të sinqertë, se ekziston sensi i të drejtës tek qytetarët dhe ky është një faktor që më ndihmon mua, sepse e shohin se çfarë regjimi është.

Dolën siç janë, shkon e merr masë dhe i thotë gjykatësit, se ky na sulmon ne, d.m.th ai nuk mund të sulmohet. Ai mund të ketë 4 banesa me rrogë shteti dhe nuk mund të sulmohet, ajo tjetra katër mbiemra dhe nuk mund të sulmohet. Lëre mos e pyet. Edi Rama me lidhje monstruoze krimi të gjithanshëm dhe nuk mund të sulmohet. Ndaj dhe këto eksperienca e SHBA dëshmon se këto e ndihmuan presidentin Trump, sipas studimeve. Unë nuk kam studim për veten time, por gjykoj se do më ndihmojnë”- deklaroi kryedemokrati.

Më herët, u raportua se kreu i PD nuk firmosi për marrjen në dijeni të shkresës që policia i dërgoi ku i komunikonte masën e Apelit të GJKKO për detyrim paraqitje 2 herë në muaj në SPAK. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: