AKTUALITET /

Apeli i GJKKO i caktoi detyrim paraqitje, Berisha nuk firmos marrjen në dijeni

Policia e gjeti në banesë Berishën, por ish-kryeministri nuk pranoi të firmoste shkresën ku pranonte se ishte vënë në dijeni mbi masën e caktuar nga gjykata.

Shkruar nga Versus

Apeli i GJKKO i caktoi detyrim paraqitje, Berisha nuk firmos marrjen në

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk ka firmosur për marrjen në dijeni të masës “detyrim paraqitje” të caktuar dje nga Apeli i Gjykatës së Posaçme.

Berisha ka qenë në banesë kur policia i ka shkuar për t’i komunikuar vendimin, por ish-kryeministri nuk ka firmosur shkresën që tregon se ka marrë dijeni mbi vendimin e gjykatës.

Ditën e djeshme, në seancën ku u shqyrtua kërkesa e SPAK për të rikthyer në arrest shtëpie Sali Berishën, gjyqtari Engert Pëllumbi mori vendimin për të caktuar “detyrim paraqitje” dy herë në muaj për kryedemokratin.

Vetë Sali Berisha deklaroi për mediat se do ta respektonte vendimin dhe se çështja e tij tashmë është duke u shqyrtuar edhe nga gjykata e Strasburgut. Ish-kryeministri i marrë i pandehur për korrupsion pasiv në aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, u lirua nga arresti shtëpiak më 27 nëntor pasi kishte qëndruar për rreth 11 muaj i mbyllur. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: