AKTUALITET /

“Nuk e prisnim...”- Gjokutaj për vendimin ndaj ish-kryeministrit nga Apeli i GJKKO

Për Berishën vendimi nuk përbën asnjë lloj problemi, sepse beteja e tij është pa kthim, tha avokati mbrojtes

Shkruar nga Versus

“Nuk e prisnim...”- Gjokutaj për vendimin ndaj

Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar vendimin e Apelit të GJKKO për të caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ ndaj Sali Berishës, duke thënë se nuk e prisnin.

Ai tha në studion e rubrikës Opinion në News24, se për Berishën vendimi nuk përbën asnjë lloj problemi sepse beteja e tij është pa kthim.

Gjokutaj: Për Berishën vendimi  nuk ka asnjëlloj problem sepse betejën e ka nisur pa kthim. Sigurisht që të gjithë e kuptojnë këtë mazhorancë të kalbur që jep urdhra ndaj gjykatës. Është një situatë e destabilizuar politikisht, ku këta (mazhoranca) e kanë një këmbë në varr dhe vazhdojnë të godasin.

Berisha asnjëherë nuk gabon me vendimet e tij në aspektet e kushtetueshmërisë. Nuk mund të gjykohet si një person i zakonshëm. Ai është komplet i aftë të vlerësojë është çështjet që janë personale.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: