POLITIKË /

E krahasoi me Doruntinën, Topalli i përgjigjet Ramës: As ndihmësit e Putinit s’do të guxonin të prodhonin 90% me zarfe të vetëvotuar

Shkruar nga Versus

 

E krahasoi me Doruntinën, Topalli i përgjigjet Ramës: As

Drejtuesja e Departamentit për Diasporën në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli, ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e krahasoi atë me Doruntinën, duke aluduar për një sjellje të dëshpëruar pas humbjes së zgjedhjeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli ironizoi gjuhën e përdorur nga kryeministri dhe u shpreh se vendi po jeton në një “epokë mrekullish elektorale”, ku sipas saj, diaspora ka parë një ndriçim që nuk arrijnë ta shohin qytetarët brenda vendit, si në rastin e qytetarëve të Beratit.

“Paska ardhur koha kur diaspora sheh dritën që qytetarët në Berat nuk arrijnë ta shohin. Me sa duket, nuk bëhet fjalë për një mobilizim të diasporës, por për një mobilizim të zarfit nga selia,” shkroi Topalli, duke nënkuptuar përpjekje të organizuara për manipulimin e votës nga ana e qeverisë.

Reagimi i saj është pjesë e polemikave të fundit politike, të cilat janë intensifikuar pas procesit zgjedhor, me akuza të ndërsjella mes mazhorancës dhe opozitës mbi mënyrën e administrimit të votave, veçanërisht ato të diasporës.

Ironia dhe akuzat për “zarfa” dhe “ndriçim imagjinar” i japin tonin e zakonshëm debatit politik shqiptar, ku përplasjet mes figurave të larta të spektrit politik shndërrohen në përballje të forta publike dhe në retorikë që synon të vë në dyshim integritetin e procesit zgjedhor. 

Reagimi :

Na falni, por duhet ta pranojmë: kemi hyrë në epokën e mrekullive elektorale!

Nëse PS merr 57% në Berat, por 90% nga “Berati në Athinë”, nuk kemi të bëjmë me mobilizim të diasporës, por me mobilizim të zarfit nga selia. Kjo nuk është mobilizim.

Kjo është manipulim me GPS të fikur, ku zarfi nuk pyet për bindje, por për “bindjen e atij që e mbush”. Duket se diaspora paska parë ndriçimin që s’e shohin dot qytetarët në Berat.

Shkëlqimi i Beratit është aq i fortë, sa të verbon… edhe fletën e votimit”, shkruan Topalli krahas fotove.

Sipas Topallit “as Cambridge Analytica dhe as ndihmësit e Putinit, s’do të guxonin të prodhonin 90% përqindje në ajër me zarfa të “vetëvotuar”. /Versus.al

 

Poll