POLITIKË /

E paprecedentë, Tavo mori thuajse 99% të votave në këtë zonë të Himarës

Si rrallë në Shqipëri që pas kohës së komunizmit, Tavo ka arritur fitore me rreth 99% të votave në një prej zonave të Himarës.

Shkruar nga Versus
E paprecedentë, Tavo mori thuajse 99% të votave në këtë
Tavo ditën e djeshme në një prej qendrave të votimit

Bashkia e Himarës do të drejtohet tashmë nga Vangjel Tavo i PS, i cili arriti të fitonte me mbi 1400 vota diferencë ndaj kandidatit tjetër, Petro Gjikuria. Por ajo çfarë ka rënë në sy këtë në rezultatet e votimeve, është një prej fshatrave nën administrimin e bashkisë Himarë ku Tavo ka arritur të fitojë pothuajse 99% të votave, gjë që rrallë ndodh në zgjedhje në Shqipëri që pas daljes nga komunizmi.

Në fshatin Tërbaç, Tavo ka arritur të marrë 330 vota ndërsa kundërshtari i tij, Gjikuria vetëm 7 vota, mes të cilëve edhe 3 prej komisionerëve të opozitës. Duke e përkthyer në shifër elektorale, Tavo ka arritur të sigurojë 98.3% të votave.

Duhet theksuar se Gjikuria ka marrë rreth 300 vota më pak në këto zgjedhje krahasuar me ish-kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin i cili edhe pse në burg arriti një rezultat më të mirë. Versus.al

E paprecedentë, Tavo mori thuajse 99% të votave në këtë

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: