
Ditën e djeshme, ish-deputeti Ervin Salianji u lirua nga burgu i Fierit ku kishte qëndruar për mbi 9 muaj pasi u dënua me 1 vit burg për dosjen “Babale”. Ajo çfarë ran ë sy ishte fakti se pavarësisht se Salianji u nis menjëherë drejt selisë blu pas lirimit, në hyrje të godinës nuk e priste asnjë zyrtar përveçse disa mbështetës të tij.
Kjo gjë nuk ka kaluar pa u komentuar nga deputeti aktual i PD, Dashnor Sula tha se pavarësisht gjestit të Salianjit i cili vizitoi selinë para familjes, asnjë prej udhëheqësve të partisë nuk doli ta priste në hyrje të selisë.
Sipas Sulës, Salianji shihet si kandidat ‘potencial’ dhe shumë brenda partisë e shohin me xhelozi duke treguar edhe njëherë se nuk kanë në fokus fitoren e pushtetit, por postet brenda partisë.
Reagim i plotë i Sulës:
E percollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi.
Dje doli nga burgimi politik Ervin Salianji, pas afro 10 muajsh izolim te padrejtë. Për Salianjin shoë me pranga në duar është një medalje sakrifice në interes publik.
Por, dje paradite Salianji doli nga burgu dhe para se të takonte familjen e tij biologjike, u drejtua për te familja politike për të takuar anëtarët e familjes politike. Për tu vlerësuar!
Feedbacku që mori?!
Asnjë nga udhëheqësia nuk denjoi ta priste. Nuk e kuptoj se ku shkuan të gjithë ata te devotshmit që ishin gati që të ngujoheshin për të mos e lejuar që të ekzekutohej vendimi gjykatës?!
Pse ishin më të gëzuar ata udhëheqës madhorë kur Salianji po shkonte në burg se sa tani që doli. Dje do duhet që të ishte një moment feste për Partinë Demokratike, por në fakt ndodhi e kundërta. Ajo që ndodhi dje në PD, dëshmon më së miri situatën ku ndodhet partia. Nuk kanë mëndjen as për të fituar dhe as për të fituar por po zihen për ato postet brënda partisë dhe ndonjë post në Parlament. Për postet në parti, Salianji është një kandidat potencial ndaj “galloshet” janë bërë të gjithë bashkë për ta sfumuar pa ardhur Salianjin. Edhe një herë PD dëshmon se nuk synon maksimalizim por do të ruaj statuskuon. Janë luftëtarët më të pa epur për të luftuar njëri-tjetrin. Versus.al







