AKTUALITET /

“Edhe pse u lirua, Salianji mbetet fajtor” – Avokati i tij Redi Ramaj: Do ta çojmë çështjen në Kushtetuese

Avokati Redi Ramaj, i cili përfaqëson ish-deputetin Ervin Salianji, komentoi vendimin për lirimin e tij nga Gjykata e Fierit, pas kërkesës së paraqitur nga vetë Salianji përmes avokatëve Ramaj dhe Ledio Braho.

Shkruar nga Versus
“Edhe pse u lirua, Salianji mbetet fajtor” – Avokati i tij
Redi Ramaj

Avokati Redi Ramaj, i cili përfaqëson ish-deputetin Ervin Salianji, komentoi vendimin për lirimin e tij nga Gjykata e Fierit, pas kërkesës së paraqitur nga vetë Salianji përmes avokatëve Ramaj dhe Ledio Braho.

Ramaj theksoi se tashmë pritet zbardhja e vendimit të Apelit që e dënoi Salianjin një vit më parë, në mënyrë që çështja të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Avokati Redi Ramaj: Për çdo qytetar është një e drejtë kur merr një dënim me përfundimi e një periudhe të caktuar të dënimit, me 2/3, këtë të drejtën për të kërkuar lirimin para kohe me kusht për pjesën tjetër të dënimit.

Prej 27 majit, ishte afati që mund të kërkonte lirimin me kusht. Iu drejtua gjykatës së Fierit, në bazë të ligjit, u vendos nga gjykata, duke parë dokumentacionin përkatës fakti që nuk ka qenë dënuar më parë, njeri i parrezikshëm.

Si një e drjetë ai e ushtroi këtë të drejtë dhe gjykata ia njohu. Përfitoi si gjithë shqiptarët. Pati vonesa. Më 27 maj u dha kërkesa, vendimi u dha sot më datë 8. Vendimi u dha një muaj e pak. Gjykata krijoi bindjen dhe dha vendimin.

Lirimi para kohe nuk lidhet me dënimin themeli që mori zoti Salianji. Presim zbardhjen e vendimit të Apelit për ta çuar në Gjykatë Kushtetuese./Versus.al

 

Poll