
Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar takim me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos në Kryeministri.
Kryeministria nuk ka publikuar ende ndonjë detaji se për çfarë po diskutojnë Rama dhe Kros, ky takim vjen një ditë para Samitit të Bashkimit Evropian për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, i cili do të zhvillohet nesër në Tiranë.
Vendi ynë do të mirëpresë Samitin me temë: “Plani i Rritjes, Rruga jonë në BE” (Growth Plan “Our pathway to EU”).
Krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja Marta Kos do të diskutojnë mbi këtë plan i cili ka për qëllim integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Evropian.
Pritet që ky samit të jetë një pikë kthese në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian, do të zhvillohet nesër në ambientet e Pallatit të Brigadave në Tiranë.
