Gjatë vizitës në Bruksel, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim dhe me sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Mark Rutte.
Kreu i qeverisë e cilëson shefin e aleancës euroatlantike, si një mik të paepur të Shqipërisë.
‘Me mikun e veçantë dhe tanimë mbështetësin e paepur të Shqipërisë, Mark Rutte, në takimin e parë me të si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, pas 14 vjetësh në krye të qeverisë holandeze’, shkruan Rama përkrah fotos me Rutte.








