POLITIKË /

EMRAT / Opozita cakton drejtuesit e komisioneve parlamentare. Zyrtarizohen 4 kryetarë dhe 8 nënkryetarë

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë, u caktuan katër deputetë në krye të komisioneve dhe u emëruan tetë të tjerë si nënkryetarë në komisionet ku shumica mban drejtimin.

Shkruar nga Versus

EMRAT / Opozita cakton drejtuesit e komisioneve parlamentare. Zyrtarizohen 4
Grupi parlamentar i opozitës ka zyrtarizuar sot emrat që do të drejtojnë komisionet parlamentare që i janë ndarë në kuadër të riorganizimit të strukturës së Kuvendit.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë, u caktuan katër deputetë në krye të komisioneve dhe u emëruan tetë të tjerë si nënkryetarë në komisionet ku shumica mban drejtimin.

Kryetarët e komisioneve të opozitës:

Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Jorida Tabaku
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – Luciano Boçi
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Ina Zhupa
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – Bardh Spahia

Nënkryetarët e komisioneve ku shumica mban drejtimin:
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Eno Bozo
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Oerd Bylykbashi
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – Klevis Balliu
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Bledi Himci
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Xhelal Mziu
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme – Albana Vokshi
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – Ivi Kaso

Ky zhvillim vjen në një moment tensionesh të forta mes opozitës dhe mazhorancës, pas miratimit nga Kuvendi të ndryshimeve në rregulloren parlamentare, të cilat u kaluan me procedurë të përshpejtuar dhe janë cilësuar si antikushtetuese nga opozita.

 

 

Poll