POLITIKË /

"Komisione me 26 deputetë", Balla-PD-së: Mos bëni teatër, sot ndryshojmë rregulloren

Ndryshimi i rregullores përmban krijimin e 11 komisioneve nga 8 që janë aktualisht dhe garantimin e përhershmërisë së tyre. Ndërsa Balla hodhi poshtë pretendimet e opozitës së komisioni i integrimit ishte shkrirë.

Shkruar nga Versus

"Komisione me 26 deputetë", Balla-PD-së: Mos bëni

Në seancën e sotme plenare, ka pat ur debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës lidhur me ndryshimet në rregulloren e Kuvendit sa i takon organizimit të 11 komisioneve të përhershme parlamentare.

Duke iu përgjigjur deputetëve të opozitës që e cilësuan këtë “antikushtetuese”, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se nuk ka asnjë shkelje të kushtetutës dhe se për diçka të tillë, opozita kishte dhënë dakordësi 4 vite më parë.

“I dëgjuam me shumë vëmendje pretendimet e përfaqësuesve të PD në këshillin e mandateve dhe imunitetit. E vërteta është tërësisht ndryshe. Ne jemi shumë dakord që ju nuk jeni dakord për të rënë dakord me ne. Ne e dimë fare mirë sikur gjithçka të kishim sjellë ne këtu që me thënë të drejtë ka marrë mirëkuptimin tuaj 4 vite më parë, hapini procesverbalet e konferencës së kryetarëve kur e kemi inicuar për herë të parë këtë çështje dhe folëm për domosdoshmërinë e një qasje të re të Kuvendit në formësimin e komisioneve dhe ndarjen e detyrave. Në nevojën për t’i kthyer komisionet në salla pune. E paimagjinueshme komisioni i ligjeve me 26 anëtarë. Ka vende që me 40 deputetë kanë parlamentin”- tha Balla.

Sipas tij, deputetët e PD nuk kanë një argument konkret kundër ndryshimit të rregullores, por thjesht veprojnë siç u është thënë.

“Ju thoni kur ne jemi dakord, kushtetuta mund të shkelet dhe shkelja nuk është antikushtetuese. Dëgjova një deputet këtu që e ka firmosur procesverbalin në 2017-ën kur aty ulej kryetari i atëhershëm i PD, ose drejtori i atëhershëm. Brenda të njëjtës ditë ngritëm këshillin e mandateve dhe votuam për ndryshimin e nenit 20. Tani kur keni ardhur të plagosur nga 11 majit, e cilësoni këtë si antikushtetuese.  Këtu nuk ka asnjë shkelje, ka një praktikë të konsoliduar parlamentare. Jemi në një fazë konstituimi, nuk e kemi mbyllur ende konstituimin e organeve të Kuvendit.  Nuk ju lejohet as juve të bëni këtë teatër. Ju nuk jeni dakord se kështu ju është thënë. Ne kemi përgjegjësi, jemi votuar për këtë agjendë, kemi marrë një mandat që ta mbyllim në 2029-ën anëtarësimin e Shqipërisë në BE”- shtoi Balla. Versus.al

Poll