Live Updates /

Më shumë komisione dhe më pak anëtarë, miratohet rregullorja e re! PD bojkoton: Antikushtetuese! PS: E domosdoshme

*Gjatë seancës së dytë plenare që nisi në orën 12:00 të ditës së sotme, pati diskutime të forta lidhur me rregulloren e re të Kuvendit që PS kishte propozuar. Rregullorja e miratuar me 79 vota pro parashikon riorganizimin e komisioneve të Kuvendit, duke rritur numrin e tyre nga 8 që janë aktualisht në 11 të tilla. Gjithashtu edhe ulja e numrit të anëtarëve të PS *Opozita bojkotoi procesin e votimit duke dalë kundër kësaj ndërmarrje të PS duke pretenduar se në këtë mënyrë po shkelet Kushtetuta. Demokratët thonë se organizimi i ri i komisioneve parlamentare i zë edhe më shumë hapësirën opozitës në përballje me mazhorancën. Berisha dhe deputetët e tjerë akuzuan kryeparlamentarin Niko Peleshin se po e niste detyrën e tij si kryeparlamentar duke shkelur kushtetutën. *Nga ana tjetër socialistët me në krye, kreun e grupit parlamentar Taulant Ballën thanë se ndryshimet janë të domosdoshme për konstituimin e mëtejshëm të Kuvendit dhe se ky organizim i përgjigjet nevojës për të intensifikuar punën sa i takon qëllimit për t’u anëtarësuar në BE.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Gjatë seancës së dytë plenare që nisi në orën 12:00 të ditës së sotme, pati diskutime të forta lidhur me rregulloren e re të Kuvendit që PS kishte propozuar. Rregullorja e miratuar me 79 vota pro parashikon riorganizimin e komisioneve të Kuvendit, duke rritur numrin e tyre nga 8 që janë aktualisht në 11 të tilla. Gjithashtu edhe ulja e numrit të anëtarëve të PS *Opozita bojkotoi procesin e votimit duke dalë kundër kësaj ndërmarrje të PS duke pretenduar se në këtë mënyrë po shkelet Kushtetuta. Demokratët thonë se organizimi i ri i komisioneve parlamentare i zë edhe më shumë hapësirën opozitës në përballje me mazhorancën. Berisha dhe deputetët e tjerë akuzuan kryeparlamentarin Niko Peleshin se po e niste detyrën e tij si kryeparlamentar duke shkelur kushtetutën. *Nga ana tjetër socialistët me në krye, kreun e grupit parlamentar Taulant Ballën thanë se ndryshimet janë të domosdoshme për konstituimin e mëtejshëm të Kuvendit dhe se ky organizim i përgjigjet nevojës për të intensifikuar punën sa i takon qëllimit për t’u anëtarësuar në BE.

4 Postime
5 MINUTA ME PARE

Opozita çon në Kushtetuese 'Diellën' dhe ndryshimin e rregullores së Kuvendit!

Më shumë komisione dhe më pak anëtarë, miratohet

Opozita çon në Kushtetuese dekretin për ministrin "virtual" dhe ndryshimet në rregulloren e Kuvendit
Opozita ka vendosur të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dekretin e Presidentit Bajram Begaj për emërimin e ministres "virtuale" Diella, si dhe vendimin e Parlamentit për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, i cili u miratua vetëm nga shumica.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Sali Berisha akuzoi Presidentin për një veprim të paprecedentë, duke e cilësuar dekretimin e Diellës si një akt që cenon Kushtetutën dhe institucionin e Presidentit.

“Presidenti i Republikës dekreton një ministre virtuale, inekzistente, duke fyer Kushtetutën, vendin dhe figurën e kreut të shtetit. E bëri si një skllav i Edi Ramës, i implikuar deri në palcë në abuzimet me pronat e ushtrisë. Ky është një akt i pashembullt. Edi Rama, për të mbuluar farsën elektorale dhe kabinetin e votës së rrëmbyer, nxorri Diellën. Por ajo po i kthehet në bumerang”, u shpreh Berisha.
Ai shtoi se opozita do ta çojë urgjentisht këtë dekret në Gjykatën Kushtetuese, duke akuzuar Presidentin dhe Kryeministrin se janë të gatshëm të firmosin gjithçka, në kundërshtim me Kushtetutën.

Reagimi i Presidencës

Përballë kritikave publike, Presidenca reagoi disa ditë më parë duke sqaruar se Presidenti Begaj ka dekretuar Kryeministrin Edi Rama, duke përfshirë në dekret edhe një nen që e ngarkon atë me përgjegjësi për ngritjen e të ashtuquajturës "Ministri Virtuale".

Rregullorja e Kuvendit, tjetër çështje në Kushtetuese
Berisha njoftoi gjithashtu se do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese edhe vendimin e Parlamentit për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, që ka të bëjë me riorganizimin e komisioneve parlamentare.

Sipas tij, procedura është shkelur rëndë, pasi projektligji u miratua me procedurë të përshpejtuar brenda një dite, ndërkohë që Kushtetuta parashikon minimalisht 7 ditë kohë për shqyrtim.

“Kushtetuta dhe rregullorja parashikojnë si rrugë të vetme për ndryshimin e rregullores afatin minimal njëjavor. Këta e bënë me afat njëditor. Kjo është shkelje flagrante e parimeve kushtetuese dhe e procedurave parlamentare”, deklaroi Berisha, duke theksuar se opozita do të kërkojë edhe pezullimin e këtij vendimi në Kushtetuese.


Komisionet e reja dhe qëndrimi për BE

Në të njëjtën mbledhje, grupi parlamentar demokrat miratoi emrat e përzgjedhur për drejtimin e 4 komisioneve parlamentare që i përkasin opozitës në strukturën e re të miratuar nga Kuvendi.

Ndërkohë, duke u ndalur te procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Berisha tha se vendi nuk i ka përmbushur ende standardet, por opozita mbështet fuqimisht këtë proces si një objektiv kombëtar.

1 ORE ME PARE

"Komisione me 26 deputetë", Balla-PD-së: Mos bëni teatër, sot ndryshojmë rregulloren

Më shumë komisione dhe më pak anëtarë, miratohet

Në seancën e sotme plenare, ka pat ur debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës lidhur me ndryshimet në rregulloren e Kuvendit sa i takon organizimit të 11 komisioneve të përhershme parlamentare.

Duke iu përgjigjur deputetëve të opozitës që e cilësuan këtë “antikushtetuese”, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se nuk ka asnjë shkelje të kushtetutës dhe se për diçka të tillë, opozita kishte dhënë dakordësi 4 vite më parë.

“I dëgjuam me shumë vëmendje pretendimet e përfaqësuesve të PD në këshillin e mandateve dhe imunitetit. E vërteta është tërësisht ndryshe. Ne jemi shumë dakord që ju nuk jeni dakord për të rënë dakord me ne. Ne e dimë fare mirë sikur gjithçka të kishim sjellë ne këtu që me thënë të drejtë ka marrë mirëkuptimin tuaj 4 vite më parë, hapini procesverbalet e konferencës së kryetarëve kur e kemi inicuar për herë të parë këtë çështje dhe folëm për domosdoshmërinë e një qasje të re të Kuvendit në formësimin e komisioneve dhe ndarjen e detyrave. Në nevojën për t’i kthyer komisionet në salla pune. E paimagjinueshme komisioni i ligjeve me 26 anëtarë. Ka vende që me 40 deputetë kanë parlamentin”- tha Balla.

Sipas tij, deputetët e PD nuk kanë një argument konkret kundër ndryshimit të rregullores, por thjesht veprojnë siç u është thënë.

“Ju thoni kur ne jemi dakord, kushtetuta mund të shkelet dhe shkelja nuk është antikushtetuese. Dëgjova një deputet këtu që e ka firmosur procesverbalin në 2017-ën kur aty ulej kryetari i atëhershëm i PD, ose drejtori i atëhershëm. Brenda të njëjtës ditë ngritëm këshillin e mandateve dhe votuam për ndryshimin e nenit 20. Tani kur keni ardhur të plagosur nga 11 majit, e cilësoni këtë si antikushtetuese.  Këtu nuk ka asnjë shkelje, ka një praktikë të konsoliduar parlamentare. Jemi në një fazë konstituimi, nuk e kemi mbyllur ende konstituimin e organeve të Kuvendit.  Nuk ju lejohet as juve të bëni këtë teatër. Ju nuk jeni dakord se kështu ju është thënë. Ne kemi përgjegjësi, jemi votuar për këtë agjendë, kemi marrë një mandat që ta mbyllim në 2029-ën anëtarësimin e Shqipërisë në BE”- shtoi Balla. Versus.al

2 ORE ME PARE

Rregullorja e re e Kuvendit, Berisha shpërthen ndaj Peleshit: Sekretar mjeran i Ramës

Më shumë komisione dhe më pak anëtarë, miratohet

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka qenë i pranishëm në seancën e dytë plenare që u mbajt sot në Kuvend lidhur me votimin e komisioneve parlamentare të përhershme, diçka që duhet bërë nëpërmjet ndryshimit të rregullores së parlamentit.

Berisha akuzoi kryeparlamentarin Niko Peleshi se e kishte nisur detyrën e tij në krye të Kuvendit duke shkelur rregulloren nëpërmjet riorganizimit të komisioneve parlamentare ku sipas tij opozita nuk ka hapësirë.

“Të fillosh detyrën duke shkelmuar Kushtetutën, duke përjashtuar të gjitha hapësirat e përcaktuara nga Kushtetuta, damkos në mënyrë përfundimtare veten tënde, tregon se nuk je gjë tjetër, vetëm një sekretar mjeran i kreut të organizatës kriminale të Shqipërisë, që e ka emrin Edi Rama.

Shkelmimi i Kushtetutës, është shkelmim i vullnetit të qytetarëve shqiptarë të të gjithë spektrit, shkelmimi i Kushtetutës është një puç që i bëhet librit të shtetit, vetëm e vetëm se ju doni me shpejtësi të lani duart si Ponç Pilati pas krimit që kryeni.

Si ka mundësi, a keni ju, çfarë të thuash, njerëz që lexojnë Kushtetutën? A ke ti këshilltarë që paguan që të të lexojnë ty Kushtetutën dhe rregulloren e parlamentit, e cila për parlamentin është Kushtetuta e parlamentit, është ligji më i rëndësishëm i vendit, pas Kushtetutës. Pra, aq peshë sa ka parlamenti në jetën e një shteti dhe të vendit.

Ky është një provokacion i ulët që ju i bëni rendit kushtetues të vendit. Ky është një provokacion i ulët, që ju i bëni qytetarëve të këtij, që i bëni opozitës së këtij vendi. Akt i turpshëm! Çfarë do të thotë kjo? Çfarë e keni ju Kushtetutën, statutin e partisë suaj të krimit e keni atë, që silleni në këtë mënyrë? Prandaj dhe merr vendimin, mblidhi këshillat dhe të zbatohet Kushtetuta”- tha Berisha në Kuvend. Versus.al

5 ORE ME PARE

Nis seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, betohen Topalli dhe 3 deputetë të PD! Opozita akuzon Peleshin për shkelje

Më shumë komisione dhe më pak anëtarë, miratohet

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku u betuan katër deputetë të opozitës: Jozefina Topalli, Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Oerd Bylykbashi.

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli e cila mungoi në seancën e kaluar plenare të 12 shtatorit pasi pati një gëzim të veçantë familjar, duke martuar djalin e saj Genar Topalli dhe mori pjesë në ceremoninë madhështore që u mbajt në Romë të Italisë. 

Në rendin e ditës për seancën e parë të orës 10:00 janë: miratimi i procesverbalit të seancave plenare të datës 12 shtator 2025, projektdokumentet “Për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të Kuvendit” dhe “Për zgjedhjen e sekretariateve të Byrosë së Kuvendit”. Me të nisur seanca, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi akuzoi kryeparlamentarin Niko Peleshi për shkelje të rregullores. /Versus.al

Poll