POLITIKË /

Ervin Salianji mbetet në burg, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin

Shkruar nga Versus

Ervin Salianji mbetet në burg, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar të marrë në shqyrtim rekursin e ish deputetit të PD-së, Ervin Salianji për pezullim e vendimit të Gjykatës së Apelit. 

'Mospranimin e kërkesës së paraqitur nga kërkuesi Ervin Salianji, për Pezullimin e vendimit nr.2900 datë 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor TIrane, lënë në fuqi me vendimin nr. 30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tirane". theksohet në vendimin e dhënë nga Gjykata e Lartë.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese që kryesohej nga Sokol Binaj dhe antarë Ilir Panda dhe Sandër Simoni, e mbajtur në dhomë këshillimi pa praninë e palëve.

Salianji dënua nga Gjykata e Apelit më 26 shtator me 1 vit heqje lirie, ndërsa u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës një ditë pas vendimit.  Aktualisht ish-deputeti po vuan dënimin në burgun e Fierit.

Kujtojmë se 4 ditë pas dënimit me burg, ish-deputeti kërkoi pezullimin e vendimit të Apelit./

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: