Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë krahasuar me mesataren europiane. Kjo vjen si pasojë e emigrimit masiv të bluzave të bardha.
Për t’i dhënë fund fenomenit të largimit të mjekëve nga vendi, Gazment Koduzi, kandidati i koalicionit Euroatlantik për deputet në Tiranë, propozoi disa pika që do të ndryshojnë rrënjësisht shëndetësinë.
Teksa renditi disa prej arsyeve kryesore që shkaktojnë largimin e bluzave të bardha, si pagat e ulëta, kushtet e këqija të punës dhe represioni politik, Koduzi u zotua për ndryshime sa i takon këtyre aspekteve negative.
Duke qenë vetë mjek dhe duke e kuptuar situatën e brendshme në spitale, Koduzi propozon paga dinjitoze, specializime pranë qendrave të ekselencës në BE dhe fonde të veçanta për kërkimin shkencor. Gjithashtu një vëmendje e veçantë do i kushtohet përmirësimit të kushteve të punës. Për të vënë në funksion të gjitha këto propozime, Koduzi kërkoi mbështetjen e qytetarëve me votë në numrin 4 të Koalicionit Euroatlantik. Versus.al








