Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka shprehur mbështetjen për Florjan Binajn si kandidat të pavarur për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet që mbahen më 9 nëntor. Ai tha se kandidatura e Binajt ka bashkuar shumë njerëz me qëndrime të ndryshme politike.
Ai theksoi në A2Cnn kundërshtitë ndaj Berishës, por theksoi se kjo gjë nuk e pengon të mbështesë Binajn si kandidat të pavarur për bashkinë më të madhe të vendit.
“Florjan Binaj na ka bërë të gjithëve bashkë, edhe me njerëz që në kushte të tjera nuk do të bashkëpunonim. Unë kam qenë sistematikisht kundër Sali Berishës dhe nuk do të punoja me të apo me ish-ministrat e tij, por kjo nuk më pengon të mbështes Florjanin.”
Sipas tij, mbështetja për aktorin e mirënjohur lidhet me programin konkret që ai ka për qytretarët e Tiranës dhe jo me afërsi politike.
“Qytetarët e Tiranës na kanë dhënë votën për këto tema konkrete, për transportin që duhet t’u hiqet monopoleve private, për shërbimet që lehtësojnë jetën e të moshuarve dhe studentëve, dhe për banesat publike”, deklaroi Shabani. Versus.al







