POLITIKË /

FOTO/ "Ndjesë që s'të përqafoj dot", Veliaj uron nga qelia djalin e tij për 7 vjetorin e lindjes

Shkruar nga Versus

FOTO/ "Ndjesë që s'të përqafoj dot", Veliaj

Kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj ka uruar djalin e tij për 7 vjetorin e lindjes. Me anë të një fotoje të publikuar në faqen zyrtare të tij, Veliaj i kërkon ndjesë djalit të tij Kajan për mungesën.

“Gëzuar ditëlindjen biri im, ndjesë që s’të përqafoj dot sot!”- shkruan Veliaj në mbishkrimin e fotos.

FOTO/ "Ndjesë që s'të përqafoj dot", Veliaj

Ditë më parë gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e dytë të bërë nga Veliaj brenda dy muajsh për lirimin nga qelia me argumentin se nuk ka asnjë rrezik për të prishur provat e hetimit duke qenë se SPAK ka përfunduar veprimet hetimore. Versus.al

Poll