Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot Partinë Demokratike lidhur me zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.
Ai publikoi në rrjetet sociale një foto të ambientit ku më parë funksiononte Dega 1 e PD-së, i cili tashmë është në shitje dhe nuk përdoret më nga demokratët.
Me këtë postim, Rama duket se thumbon opozitën, e cila ende nuk ka shpallur një kandidat për kryeqytetin.
Deri tani, i vetmi emër zyrtar është ai i Ogerta Manastirliut, të cilën Rama e prezantoi në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste.
Nga kampi opozitar vazhdojnë të përfliten disa emra, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht.







