Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi ka marrë pjesë në takimin elektoral të Sali Berishës në Kavajë të mbajtur një natë më parë.
Duket se Roshi po mbështet Berishën në këto zgjedhje, pasi kryedemokrati ka futur në listën e hapur të Kavajës kushëririn e tij, Elton Rroshi.
Kujtojmë se më parë Berisha e sulmonte Roshin, ku thoshte se ky i fundit drejtonte një bandë që vriste njerëz.
Kryeministri Edi Rama e komentoi disa ditë më parë nga Elbasani lëvizjen e Elvis Roshit.
Rama nuk i kurseu ironitë kur tha se në kohën që ishte me PS cilësohej si kriminel prej opozitës, ndërsa tani që ka kaluar në krahun blu duke mbështetur familjarin e tij që garon në PD, është në rregull.
“Keni dëgjuar një farë Elvis Rroshi. Tani e kanë marrë dhe është në rregull ai. Ishte kriminel kur ishte me ne, kështu që kjo është historia tan”, -tha Rama.








