POLITIKË /

“Gajasi Kongresin e PS kur më imitoi”, Rama për Florian Binaj: Opozita aq e dëshpëruar sa në Tiranë vuri një....

“Kush voton mua dhe PS-në, voton Ogertën” – Rama rikonfirmon kandidaturen e Manastirliut për garen e re të kryeqytetit.

Shkruar nga Versus

“Gajasi Kongresin e PS kur më imitoi”, Rama për Florian

Kryeministri Edi Rama, në episodin më të fundit të podcastit të tij “Flasim”, komentoi zhvillimet politike pas shkarkimit të Erion Veliajt dhe shpalli zyrtarisht mbështetjen për Ogerta Manastirliun si kandidate të Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk la pa përmendur edhe kandidatin e opozitës, aktorin Florian Binaj, për të cilin u shpreh me tone ironike, duke e cilësuar si “një aktor humori në rolin e një kandidati gjoja të pavarur”.

“Këneta është kaq e dëshpëruar, sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjoja të pavarur, që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste, ku ka ardhur njëherë për të luajtur rolin tim. Prandaj, nuk e gjykoj fare keq aktorin për rolin e ri që ka marrë, se aktorët këtë punë kanë, me role jetojnë,” tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi më tej se kushdo që voton për të dhe për Partinë Socialiste në këto zgjedhje, do të votojë automatikisht për Ogerta Manastirliun, e cila sipas tij përfaqëson drejtuesen e duhur për kryeqytetin dhe partnere të qeverisë për vazhdimin e transformimit të Tiranës drejt vizionit “Shqipëria 2030”.

“Është një risi absolute e zgjedhjeve të parakohshme vendore kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën, dy qytete të dorës së parë për Shqipërinë, që do të drejtohen nga dy gra, të cilat kanë një karrierë shumë të ngjashme në një periudhë të caktuar kur kanë drejtuar respektivisht rilindjen e Qendrës Spitalore Universitare dhe të Spitalit Rajonal të Vlorës, dy realitete të transformuara tërësisht falë kapacitetit të tyre menaxherial dhe sidomos vullnetit të tyre të hekurt. Ato janë të dyja fituese të padiskutueshme të garave, ku kundërshtarët përfaqësojnë shembëlltyrën më kuptimplote të humbjes së radhës, të ndjesë pastë Partia Demokratike." - tha Rama. 

Poll