
Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për mediat pas reagimit të komisioneres Marta Kos e cila e kritikoi për deklaratën e tij ndaj ambasadorit të BE; Silvio Gonzato.
Berisha tha se nuk ka patur qëllim ta fyejë Gonzaton pse i përmendi atë që vetë ky i fundit kishte deklaruar.
Deklarata e Berishës:
Pyetje: Marta Kos, Komisionerja për zgjerimin e ka cilësuar sulm të papranueshëm deklaratën tuaj për ambasadorin Gonzato dhe thekson se barazia gjinore është në linjë me direktivat e BE. Keni kërkim falje për ambasadorin?
Sali Berisha: Gjëja më e thjeshtë për mua është të kërkoj falje. Por në qoftëse ambasadori Gonzato një deklaratë të bërë publike vetë se, kam qenë i martuar dhe djalin e vogël e kam 31 vjeç dhe tani jetoj me një partner, ose jam i martuar me një burrë, dhe kjo deklaratë u përdor nga unë mënyrë absolute pa asnjë intension fyerje, pasi unë jam autori i një ligji që i ka dhënë fund në mënyrë përfundimtare, çdo forme diskriminimi.
Thashë këtu që ai vetë ka qenë binar dhe pastaj ka ndryshuar mendje. Nëse ripërsëris deklaratën që ka bërë vetë, unë nuk di se çfarë fyerje. Unë nuk kisha bërë asnjë hetim në jetën e tij, absolutisht, as merrem me jetën e asnjë njeriu. Por e dëgjova, e tha vetë dhe unë thashë që ka bërë këtë deklaratë. Se si qenka fyerje kjo, unë nuk e konceptoj. Kam përdorur një deklaratë që e ka thënë vetë. Por nëse ai e konsideron këtë fyerje, atëherë mua sigurisht do ta rikonsideroj qëndrimin tim, i kërkoj të falur, nuk kam asnjë hetizim. Por nuk ishte për fyerje, nuk përbën fyerje. Versus.al

