POLITIKË /

Gjykata nuk i pezulloi dënimin, Salianji reagon nga burgu: Shërbëtorë që i përkulen pushtetit kriminal

Salianji i cilëson gjyqtarët që vendosën sot në dhomë këshillimi si "peng" të kryeministrit Edi Rama.

Shkruar nga Versus

Gjykata nuk i pezulloi dënimin, Salianji reagon nga burgu:

Ervin Salianji, tashmë ish-deputet i PD, ka reaguar nga qelia e burgut të Fierit lidhur me vendimin e marrë sot nga Gjykata e Lartë për të mos pranuar rekursin e tij ku kërkonte pezullimin e dënimit me 1 vit burg për dosjen “Babale”.

Në reagimin e publikuar në facebook-un e Salianjit që menaxhohet nga persona të afërm të tij, thuhet se me vendimin e marrë sot, gjyqtarët i kanë shërbyer kryeministrit Edi Rama, sipas tij duke “iu përkulur pushtetit kriminal”.

“Ndonëse i burgosur, i kufizuar i privuar, e me një mandat me shumë mund të fituar, e që e shoh të trafikuar; përballë vetes e jush, jam njeri i lirë.

Po, jam njeriu më i lirë,  më i lirë se ca shërbëtorë, them atë që mendoj e vendos mbi atë që besoj!

Nuk shitem, nuk blihem, nuk trysnohem e as lëshohem nga padrejtësia, e prapë qëndroj e mbroj interesin publik. Përtej kostove, sakrificave, politikën atë çfarë kam bërë e bej , e kam zgjedhje dhe mision.    E di shumë mirë, që shumë shqiptarë vuajnë padrejtësitë njësoj e ndoshta më  keq çdo ditë.

Shumë shqiptare e prekin  persekutimin nga padrejtesia, e varfërinë nga pamundesia, qe ja vjedh ja dhunon Edi Rama vete, dora e tij e shtrire si zgjatime sherbetoresh, kudo.  Nuk di nëse kam më shumë keqardhje apo më shume përbuzje për shërbëtorët, që përthyejne shpinën në përkulje ndaj  pushtetit, jo thjeshtë të korruptuar por  kriminal. Banda që vendosin për njerëz me diploma!”- shprehet Salianji.

Më tej, ai tha se gjyqtarët që morën vendimin sot, janë të marrë peng nga Rama dhe u nënshtrohen urdhrave të tij. Sipas ish-ligjvënësit demokrat, kryeministri Rama dhe ish-ministri Xhafa po mbrojnë trafikantët e drogës me anë të kontrollit të pushtetit gjyqësor.

“Të Pengmarrë në integritetin e tyre profesional, i nënshtrohen urdhërit arbitrar që vjen direkt nga skutat e krimit.  Jam i qartë edhe më shumë që dënimi pa ligj e pafuqia e çdo institucioni të pushtetit,  veçse i hap shikimin e rrit reagimin njerëzve të ndershëm, opozitarë ose jo, që vuajne keqqeverisjen, emigrimin, korrupsionin, e shkeljen me kembe nga milioneret e pushtetit te krimit.  Sakrifica më motivon, për më shumë qëndresë e betejë!

E ta themi qarte, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, ndihmojne trafikun e drogës, e mbrojne me gjyqësorin e kontrolluar. E bekojnë dhe e mbrojnë vete, ndaj nuk u hetua trafikanti i drogës dhe as u hetua përdorimi e institucioneve të ministrisë së brendshme për lehtësimin e përfshirjen ne trafik droge.  Trafikanti vëlla apo xhaxha,  nuk bëhet hero!  E vërteta nuk mbulohet nën dritën e diellit!”- përfundon Salianji në reagimin e tij.

Më 27 shtator, Salianji u dorëzua në policinë e Tiranës për t’u dërguar më pas në qelinë e burgut të Fierit ku prej rreth 18 ditësh vuan dënimin e dhënë me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen “Babale”. Më 30 shtator, kryeparlamentarja Elisa Spiropali lexoi shkresën e prokurorisë ku kërkohej arrestimi i Salianjit dhe shpalli vakant vendin e këtij të fundit, të cilin e mori Andrea Mano. Burgosja e Salianjit nxiti aksionin e dhunshëm opozitar me bojkot të jetës parlamentare e protesta ku bëhet thirrje për mosbindje civile deri në krijimin e një qeverie teknike. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: