POLITIKË /

“Gjysmën e qeverisë e ke në burg”, Rama-komentuesit: Me çfarë metri i numërove? Kam pasur 60 ministra nga 2013-ta

Shkruar nga Versus
“Gjysmën e qeverisë e ke në burg”, Rama-komentuesit:
Kreu i qeverisë, Edi Rama

Reforma në Drejtësi dhe zyrtarët e arrestuar të PS kanë qenë temat më te prekura nga komentuesit të cilëve kryeministri Edi Rama zgjodhi t’u përgjigjej mëngjesin e sotëm “live” në facebook.

Duke iu përgjigjur njërit prej komentuesve i cili shkruan se pjesa më e madhe e qeverisë është në burg, Rama ngriti pikëpyetjen mbi llogaritë e bëra prej qytetarit.

Ndërsa tha se Reforma në Drejtësi tregon vullnetin për t’u përballur me një fenomen që prek edhe zyrtarë brenda PS.

Komentuesi: Po ti gjysmën e qeverisë e ke në burg.

Rama: Po si i numëron një herë. Me çfarë metri? Unë kam pasur në qeveri afro 60 ministra qysh nga viti 2013. Nuk e di si e bëni këtë numërim se nuk është kështu. Por nëse ne kemi krijuar kapacitetet shtetërore për të goditur fenomenin kanceroz të korrupsionit kjo është për të marrë frymë thellë e ndjerë mirë që më në fund u çliruam nga makthi i të jetuarit në një shtet ku drejtësia nuk vepronte kurrë ndaj atyre që kishin pushtet. Është vullnet për tu përballur me një sëmundje duke pranuar që kjo sëmundje patjetër prek dhe ata që qeverisin. Ne nëse e bëjmë sot e të tjerët e kanë bërë më parë, duhet të ndihemi të inkurajuar që po bëjmë një shtet të së drejtës. Kush po e bën stamo dumo apo Noc rroku. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: