POLITIKË /

“Globe Soccer Awards mund të mbahet në Tiranë”, Rama: Lamine Yamalit t’ja japim çmimin këtu

Rama mori si shembull talentin 17 vjeçar të Barcelonës për t'i dhënë një prej çmimeve të ceremonisë.

Shkruar nga Versus
“Globe Soccer Awards mund të mbahet në Tiranë”, Rama:
Edi Rama

Kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi sot episodin e radhës të rubrikës “Sy m’Sy” me ndjekësit për herë të parë që pas fitores së zgjedhjeve të 11 majit.

Gjatë këtij komunikimi në rrjetet sociale, Rama dha lajmin se Shqipëria është mes vendeve për të cilat po diskutohet që të mbahet eventi i njohur i futbollit “Globe Soccer Aëards” që mbahet zakonisht në Dubai.

“Ndërkohë jemi në një diskutim së fundmi përtë sjellë në Tiranë, 95% në Tiranë sepse jemi duke diskutuar edhe Durrësin dhe Vlorën si opsione, edicionin europian të “Global Globe Soccer Aëards”. Është një eveniment i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme në Dubai dhe për edicionin evropian organizatorët janë në një diskutim. Kemi shumë arsye të besojmë që zgjedhja do bjerë mbi ne dhe do jetë fantastike që çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer, Lamine Yamalit fjala vjen tja japin këtu në Tiranë”- tha kryeministri. Versus.al

 

Poll