POLITIKË /

I gjuajti Ballës me shishe uji dhe i tha se do rripte, Flamur Noka përjashtohet 20 ditë nga Kuvendi, 10 ditë për Hotin!

Vendimi vjen pas përplasjeve të forta mes mazhorancës dhe opozitës, ku Noka qëlloi me shishe drejt kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke e kërcënuar me fjalë të rënda.

Shkruar nga Versus
I gjuajti Ballës me shishe uji dhe i tha se do rripte, Flamur Noka
Pamje nga sherri në Kuvend

Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin e deputetit Flamur Noka me 20 ditë dhe të deputetes Elda Hoti me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, pas incidenteve të ndodhura në seancën e fundit plenare.

Vendimi vjen pas përplasjeve të forta mes mazhorancës dhe opozitës, ku Noka qëlloi me shishe drejt kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke e kërcënuar me fjalë të rënda.

Ndërkohë, Elda Hoti i mori kartën e deputetes Bora Muzhaqi për t’i ndërprerë fjalën, në një moment kur opozita kishte bllokuar foltoren.

Pavarësisht tensioneve, për Ballën dhe Albana Vokshi, e cila pati një përplasje verbale me Muzhaqin, nuk janë marrë masa disiplinore.

Ngjarja ndodhi pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kërkoi ndërprerjen e seancës për 5 minuta, moment në të cilin situata degradoi në përplasje fizike dhe verbale. Debati kishte nisur më herët, kur Balla kërkoi një minutë heshtje për ngjarjen e 2 prillit, gjë që u kundërshtua nga opozita.

Vetëm një ditë pas incidentit, Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e Nokës me 60 ditë dhe të Vokshit e Hotit me nga 30 ditë, ndërsa Partia Demokratike kërkoi përjashtimin e Ballës me 60 ditë.

Seanca u shoqërua me tone të ashpra dhe përplasje verbale mes deputetëve, duke reflektuar tensionet e vazhdueshme politike në Kuvend./Versus.al

Poll