POLITIKË /

Abuzimi me fondet e ‘IPARD’ për bujqësinë, Rama: Do adresojmë problematikat e gjetura nga BE

Shkruar nga Versus
Abuzimi me fondet e ‘IPARD’ për bujqësinë, Rama: Do
Kryeministri Edi Rama

Prej më shumë se dy vitesh Bashkimi Europian ka pezulluar fondet e “IPARD” për bujqësinë në Shqipëri pasi konstatoi shkelje. Lidhur me këtë çështje një prej komentuesve e ka pyetur kryeministrin Edi Rama gjatë diskutimit që ky i fundit pati në rrjetin e tij social.

Rama pranoi se struktura që merret me monitorimin e fondeve të dhëna për bujqësinë, mund të kenë gjetur gabime në zbatimin e bërë nga ana e autoriteteve shqiptare kur në krye të ministrisë të Bujqësisë ishte Frida Krifca.

“Nuk e di sesi mund të kemi një diskutim normal kur shkojmë në ekstremitete të tilla. Një strukturë e posaçme në BE që merret me monitorimin e të gjitha programeve që kanë të bëjnë me financimin e BE për bujqësinë ka konstatuar një sërë problematikash të cilat ne do i adresojmë pikërisht se Europa nuk të fal asgjë, kur je gabim thotë je gabim. Ata që nuk ta përtojnë fare, të thonë edhe të mirën kur duhet ta thonë, janë pika e referimit tonë. Sepse nuk merren me portale e këneta, as me vetëkënaqësinë tonë, por merren me shifra e fakte”- tha Rama.

Në korrik të 2023-it BE njoftoi pezullimin e fondeve prej 94 milionë eurosh të programit të “IPARD” që kishte synim ndihmën e fermerëve dhe bujqësisë. Ende nuk ka një përgjigjie konkrete mbi vijimin e këtij program, por asokohe u raportuan për shkelje nga ana e autoriteteve shqiptare pasi paratë nuk po shkonin për bujqësinë. Versus.al

Poll