POLITIKË /

"I thanë se unë kisha të dashur", Kryemadhi për raportin me Metën: I kishin çuar mesazhet e mia

Kryemadhi u shpreh se ndihej e penduar që nuk kishte kaluar më shumë kohë me familjen e saj.

Shkruar nga Versus
"I thanë se unë kisha të dashur", Kryemadhi për
Monika Kryemadhi, Ilir Meta

Gjatë një interviste të dhënë për “Breaking” në Top News, ish-deputetja Monika Kryemadhi foli për marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj Ilir Metën.

Ajo shprehu pendesë për faktin se u ishte përkushtuar më shumë njerëzve të tjerë sesa familjes së saj.

“Më thuaj ti një femër që nuk mban mend puthjen e parë. Unë nuk mund të mohoj 33 vite jetë me Metën, nuk kanë qenë të tmerrshme, por shumë të bukura. Ka qenë periudha më e bukur e jetës sime. Me Metën kam kaluar shumë sfida, shumë beteja, disa i fituam, disa u humbën. Unë nuk mund të mohoj çdo gjë. Kjo që jam, jam për shkak të bashkëjetesës sime me të. Ai ishte shumë tolerant, më linte të bëja çfarë të doja, nuk kam pasur kurrë kontroll. Ne në jetën tonë kemi bërë a s’kemi bërë 5 herë pushime familjare.

Jam penduar që kam harxhuar kohën për të tjerët dhe jo për familjen time. Kam peng në marrëdhënien me fëmijët, sepse i jam përkushtuar njerëzve të tjerë dhe në fund të ditës, kur kthen kohën, thua çfarë kam bërë për fëmijën tim. Ndjej respekt për të. Meta kurrë nuk ka qenë i vëmendshëm për veshjen time. Vetëm një herë, kur i kam lyer flokët e kuqe, i bëri përshtypje”- tha Kryemadhi.

Ndërsa u rikthye tek “intrigat” që çuan në divorcin e saj me Metën, Kryemadhi tha se personat që e kishin manipuluar ish-presidentin kishin shpikur sikur ajo kishte të dashur.

“Të gjithë ata që kanë ndërtuar këtë lloj skeme… ata i than në fillim Metës, që në telefonin e Monikës kemi gjetur një të dashur, pra “Monika ka të dashur”. Unë thoja që të kesh të dashur duhet të kesh kohë njëherë. Meta kishte ikur nga shtëpia atëherë. Thonin që unë kam të dashur. I kishin çuar Metës mesazhet e mia me “Zemra ime”. Unë Metën e kisha të regjistruar në telefon me “Zemra ime”- shtoi ish-ligjvënësja. Versus.al

Poll