
Giorgia Meloni kërkon të blejë një vile private në jug të Shqipërisë, sipas medias italiane Il Foglio.
Sipas kësaj medie bëhet fjalë për një vilë në jug të Shqipërisë, në Palasë, në zonën e Himarës.
Vila që Meloni i ka vënë syrin është me pamje nga deti, me kopsht dhe me pishinë.
Kjo medie shton më se lajmi është konfirmuar për gazetën dhe burime politike dhe diplomatike në qeverinë shqiptare.
Mediat italiane shkruajnë po ashtu se Meloni prej kohësh ishte në kërkim të një investimi të ri, dhe se ëndrra e saj ishte një vilë me pamje nga deti, me pishinë private dhe kopsht.
Një vit më parë Meloni ishte në Shqipëri së bashku me familjen dhe motrat e saj Giorgia dhe Arianna për të kaluar disa ditë pushimi por me sa duket nuk ka qënë qëllimi i saj i vetëm por dhe të investojë në prona të patundshme në jug të Shqipërisë.
“Investimi nuk do të ishte vetëm ekonomik, por edhe, mbi të gjitha, politik. Njësoj siç bëri Silvio Berlusconi kur bleu vilën në Lampedusa për të qenë më afër banorëve të ishullit dhe për të mos i bërë ata të ndihen vetëm.
Meloni është në kontakt të ngushtë me Shqipërinë duke pasur parasysh projektin për ndërtimin e qendrave të pritjeve të emigrantëve.
Një zgjedhje, nëse përfundon shitja, e cila do të “çimentojë” marrëdhënien mes Romës dhe Tiranës. Ndërkohë, përflitet se Meloni mund të shijojë disa ditë relaksi në Sardenjë, ku mund të takohet me Marina Berlusconin”, shkruan ndër të tjera mediat italiane./Versus.al
.







