POLITIKË /

Ilir Meta letër kreut të SPAK-ut: Po më mohohet mbrojtja dhe po ndërhyhet politikisht në hetime

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i është drejtuar me një letër zyrtare drejtuesit të SPAK, Klodian Braho, ku ngre akuza për shkelje procedurale dhe ndërhyrje politike në hetimet që po zhvillohen ndaj tij.

Shkruar nga Versus

Ilir Meta letër kreut të SPAK-ut: Po më mohohet mbrojtja dhe po

 

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i është drejtuar me një letër zyrtare drejtuesit të SPAK, Klodian Braho, ku ngre akuza për shkelje procedurale dhe ndërhyrje politike në hetimet që po zhvillohen ndaj tij.

Në letrën publike, Meta pretendon se procesi hetimor është ndikuar politikisht dhe se i është mohuar e drejta për një mbrojtje efektive, veçanërisht në lidhje me çështjen e kontratës së lobimit mes LSI-së dhe kompanisë GSIS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai kërkon nga SPAK që të mos paraqesë kërkesë të re pranë autoriteteve amerikane për shtyrjen e afatit të mosbërjes publike të dokumenteve që lidhen me çështjen, duke argumentuar se një veprim i tillë do të pengonte transparencën dhe do të cenonte mbrojtjen e tij në procesin gjyqësor.

Në letër, Meta hedh akuza edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin pretendon se ka ushtruar ndikim politik mbi procesin hetimor.

Po ashtu, ish-presidenti përmend edhe ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, duke pretenduar se çështja lidhet me ndërhyrje dhe interesa politike.

Poll