POLITIKË /

Rama vizitë 4 ditore në Korenë e Jugut, do të takohet me kryeministrin korean dhe CEO-n e Samsung

Shkruar nga Versus

Rama vizitë 4 ditore në Korenë e Jugut, do të takohet me

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë 4 ditore në Korenë e Jugut, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe delegacioni shqiptar. 

Zyra e kryeministrisë bën me dije se kjo vizitë synon thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, si edhe zgjerimin e partneritetit, në fusha me interes të ndërsjellë për zhvillimin, teknologjinë dhe inovacionin.

Në mbërritjen e tij në Seul, Kryeministri Rama do të jetë i ftuar në një darkë mirëseardhjeje të organizuar nga Qendra për Lidershipin Aziatik dhe Klubi Harvard i Koresë, organizata të angazhuara në promovimin e lidershipit, arsimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në Azi.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues të politikës, qeverisë dhe biznesit korean, ndërsa Kryeministri do të zhvillojë edhe takime me Kryeministrin e Republikës së Koresë, Kim Minseok, si dhe me CEO-n e Samsung, Lee Jae-yong.

Në ceremoninë hapëse te Konferencës prestigjioze të Lidershipit Aziatik, Kryeministri Rama do të mbajë një fjalë përshëndetëse përkrah personaliteteve të rëndësishme ndërkombëtare, mes tyre edhe Kryeministri i Koresë së Jugut, Kim Minseok. Versus.al

 

 

Poll