Kryeministri Edi Rama e ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit me një miting të organizuar me gratë dhe vajzat e Partisë Socialiste. Ky miting kishte si qëllim promovimin e angazhimit të grave në politikë dhe theksimin e rëndësisë së dinjitetit dhe barazisë gjinore.
Në një moment të mitingut, ndërsa Rama theksonte se pa gratë, Shqipëria do të mbushej “plot me burra të palarë”, ai vendosi të përfshinte edhe një batutë të papritur mbi Spiropalin. Kryeministri e etiketoi atë si “Mamica”, duke iu referuar një komenti të mëparshëm të Spiropalit që kishte përmendur figurën e Skënderbeut. Rama tha, “Ja shikoni Mamicën këtu…” duke u drejtuar me batutë ndaj saj.
Ky koment u shoqërua me një reagim të ftohtë nga Elisa Spiropali, e cila në atë moment nuk e ndryshoi shprehjen e fytyrës, duke treguar një gjendje të dukshme nervozizmi. /Versus.al/








