
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit foli për ekonominë dhe bizneset të cilat sipas saj po përballen me një fushatë gjobash nga institucionet qendrore dhe ato vendore.
“Qeveria dhe bashkia janë çmendur”- u shpreh Tabaku ndër të tjera duke deklaruar se tatimet kanë nisur sot aksione për të gjobitur bizneset e vogla dhe të mesme me qëllim që t’i falin para zgjedhjeve parlamentare që mbahen vitin e ardhshëm.
“Raporti i KLSH vë re një tendencë që shfaqet sa herë që ka zgjedhje. Gjobat, është çmendur qeveria. Janë ulur tatimet sot duke vënë tatime me idenë që t’i falin vitin tjetër që ka zgjedhje. Është Ձmendur bashkia e Tiranës, me gjoba për t’i falur vitin e zgjedhjeve. Duke qënë se nuk e mbajnë shtetin normalisht me funksionin e taksave duke qenë se ka informalitet të lartë prej politikës së tyre, janë duke operuar vetëm me gjoba, vendosin gjoba pafund dhe i falin para zgjedhjeve”- u shpreh Tabaku.
Ndërsa lidhur me projektbuxhetin 2025, Tabaku tha se i shërben vetëm interesave të 5% të popullsisë, duke mos adresuar problemet e shtresës së mesme.
“Buxheti i 2025-ës nuk ofron asgjë të re. sesi të zhvillohet shtresa e mesme, sesi të vazhdojmë kur kemi ikje kaq masive duke rrezikuar të gjithë sektorët. Çlirimi i ekonomisë, mosmbytja e bizneseve me gjoba e taksa duhet të ishte elementi i parë. Kjo sjellje repressive ka sjellë këtë situatë sot”- argumentoi Tabaku.
Sa i takon pensioneve, çështjes më të përfolur të momentit, Tabaku mori si shembull krahasues pensionet në vendet e tjera fqinje me pensione shumë më të larta se Shqipëria edhe pse me ekonomi më të dobët “në letër”. Versus.al








