POLITIKË /

'Jemi në kilometrin e fundit', Berisha për efektivët: Asnjë polic nuk u plagos! U vetëlënduan nga gazi lotsjellës i tyre!

Shkruar nga Versus
'Jemi në kilometrin e fundit', Berisha për efektivët:
Sali Berisha në konferencë për shtyp

Sali Berisha deklaroi sot se protesta e PD-së e djeshme nuk la asnjë efektiv policie të lënduar, duke u mbështetur në informacionet nga qendrat spitalore të Tiranës ku nuk ka paraqitur asnjë punonjës policie.

Ai theksoi se problemet e policëve erdhën vetëm nga gazi lotsjellës i hedhur ndaj protestuesve, të cilët sipas tij ia kthyen mbrapsht.

“Nuk ka pasur asnjë të plagosur. Ne morëm kontakt me qendrat spitalore dhe nuk rezulton të jetë paraqitur asnjë efektiv policie. U lënduan vetë nga gazi që hodhën drejt protestuesve. I përgëzoj ata që e kapën gazin dhe ua hodhën pas,” tha Berisha.

Kreu demokrat paralajmëroi protesta të tjera kombëtare pa dhënë data konkrete, duke e cilësuar aksionin opozitar si “kilometrin e fundit” për ndërgjegjen kombëtare. “Padyshim që do të ketë protesta dhe vetëm protesta. Kjo nuk është për një person apo parti, por për të gjithë qytetarët,” u shpreh ai.

Berisha: Nuk ka pasur asnjë të plagosur. Ne morëm kontakt me qendrat spitalore në Tiranë dhe nuk rezulton të jetë paraqitur asnjë efektiv policie. U lënduan vetë, sepse u dëmtuan nga gazi që hodhën drejt protestuesve. I përgëzoj ata protestues që e kapën gazin dhe ua hodhën pas. Padyshim që do të ketë protesta dhe vetëm protesta. Jemi në kilometrin e fundit. Kam një thirrje për çdo qytetar: kjo nuk është protestë për një person apo për një parti, por për ndërgjegjen kombëtare, ndaj të bashkohemi./Versus.al

Poll