Në një email drejtuar bashkëatdhetarëve jashtë Shqipërisë, PD kërkon mbështetje financiare për fushatën elektorale të 11 majit, duke e cilësuar këtë betejë si vendimtare për të ardhmen e vendit.
“Përballë kemi një sistem të fuqishëm pushteti dhe pasurie, por me ndihmën tuaj, mund të triumfojnë shpresa dhe e vërteta,” thuhet në mesazh.
Çdo kontribut, pavarësisht madhësisë, shihet si një hap i rëndësishëm në luftën kundër regjimit aktual, sipas email-it
Kjo kërkesë vjen disa ditë pas alokimit të fondit të qeverisë shqiptare për fushatën e partive politike në Zgjedhjet e 11 Majit. Megjithatë ngelet e paqartë se për çfarë do të përdoren fondet e mbledhura dhe nëse do të ketë transparencë ndaj donatorëve për qëllimet konkrete dhe shfrytëzimin e tyre.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë një fond prej rreth 1.3 milionë eurosh për partitë politike që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Nga ky fond, Partia Demokratike ka përfituar rreth 44.8 milionë lekë të reja (afërsisht 450,000 euro)/Versus.al/








