
Kryedemokrati Sali Berisha gjatë konferencës së sotme për mediat ka vijuar me akuzat ku shprehet se i shpalluri në kërkim Ervis Doçi i njohur ndryshe si “Visi i Pojës” është njoftuar nga autoritetet shqiptare që të arratiset për shkak se nuk mund ta mbronin më nga antimafia italiane.
Berisha shkon më tej duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka përdorur Visin e Pojës dhe personazhe të tjerë të botës së krimit për të fituar zgjedhjet, madje deklaron se këta të fundit kanë qenë të ftuar nga vetë Rama në Surrel.
Sipas tij, “Visi i Pojës” jeton i qetë në një vilë të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.
“Ju e morët vesh që Elvis Doçi apo Poja në një hark kohor të shkurtër, leje për ndërtimin e dy hoteleve, një në Durrës dhe tjetrin diku te Shkëmbi i Kavajës. Me dy sipërmarrje të vetat. Por Altin Doçi, Altin Poja nuk i sekuestron sipërmarrjen e Rock of Kavaja.
Pasi e mbrojti kundrejt shumave, etj, etj, nga shkurti që erdhi urdhri i arrestit nga Italia, pasi e njoftuan ik se tani nuk kemi ç’bëjmë më tutje, dhe ai jeton i qetë në vilën e Gjushit, aty thonë është, por mund të jetë edhe në Surrel, nuk e ka problem fare se ai ka qenë një i ftuar frekuent i Ramës në gostira bashkë me Agasin dhe këta të tjerët.
Se thonë se edhe Surreli është përdorur për takime bandash mes Olsit, Suel Çelës etj, po këto janë thënie, duhen dokumentuar, po ua them siç m’i kanë transmetuar.
Pra, a mund të njihen të kujt janë 80 mijë vota të 4 deputetëve? Kurrë këto zgjedhje nuk mund të njihen dhe nuk do njihen. Këto janë zgjedhjet e krimit. Këto janë farsa më e shëmtuar elektorale që ka ndodhur ndonjëherë. E gjitha kjo kupolë që drejtoi këtë farsë, udhëhiqet direkt nga Edi Rama, i cili i ka dhënë Pojës me qira kundrejt një tarife, Portin e Durrësit. Ka tre vjet që aty nuk kapet një gram kokainë.
Ndalohet kapja e kokainës sepse është mall për kryeministrin. Dhe nuk janë vetëm këto dy banda, por këto janë... se në Fier, Zeqineja në majë të thanës, Arben Qimja kishte detyrë t’i siguronte vota. Me radhë e me radhë, do ia shohim edhe asaj rekordet. Dhe ky është njëri dimension i shëmtuar i farsës elektorale. Po si Arben Qimja, si Olsi Rama, si Ulsiu, si Blendi Xhabafti, si Sara Mile apo Suel Çela, janë një seri të tjerësh”- deklaroi kreu i PD. Versus.al







