Unpublished /

PD mjetet luksoze në Dibër për krime zgjedhore! Tollona nafte dhe mijëra euro në makinën e biznesmenit të tenderave! Malaj: Mziu, palaço cirku

*Dy makina luksoze janë bllokuar mbrëmjen e djeshme në Maqellarë të Dibrës gjatë orëve të mesnatës nga strukturat e Partisë Demokratike nën dyshimin se po shpërndanin para dhe tollona nafte kundrejt votave. *Kandidati i PD, Xhelal Mziu ka publikuar një video në rrjetet sociale ku pretendon se njëra prej makinave është e kandidatit të PS Agron Malaj. *Në venngjarje brenda makinave luksoze ‘Maybach’ dhe ‘Range Rover’ kanë qenë biznesmeni i tenderave Fiqiri Pali dhe drejtuesi politik i PS në Klos. *Mësohet se policia ka gjetur brenda makinave 4500 euro dhe tollona nafte. Ndërsa kandidati i PS, Agron Malaj i cili është dorëhequr nga posti i kryebashkiakut të Burrelit tha se ai ndodhet në vendlindje dhe jo në Maqellarë siç pretendon Mziu.

Shkruar nga Versus

 

Poll