PD zhvilloi sot një mbledhje të grupit parlamentar në selinë blu. Sali Berisha gjatë fjalës së tij në kuadër të ngjarjes së rëndë të ndodhur së fundmi me ekzekutimin e gjyqtarit, Astrit Kalaja, kritikoi përpjekjen e qeverisë për të ‘larë duart’ sa i takon sigurisë së gjykatave.
Sipas Berishës, veprimet e Ramës janë në kundërshtim të plotë me njëra-tjetrin sa herë që i ndryshohen interesat. Ndërsa shkoi më tej duke thënë se problemet e kreut të qeverisë janë edhe më serioze dhe shkojnë deri në aspektin e gjenetikës.
“Vetë pasi shan me gjuhë ordinere ndryshon vendimin, domethënë vendimin e bëri që katet shtesë t’ua shesë oligarkëve, ju kujtohet juve pallati i Arben Malokut. Fatmir Xhafa betohej se nuk e ka të vetën.
Të më falin shqiptarët, nuk bëj mirë të shkoj aty nuk duhet, por nuk mund të mos ju kujtoj se edhe në gen ky ka probleme dhe Vlora e tërë e di shumë mirë se ky ka problem serioz. I bëj thirrje memories së Vlorës dhe bregut që të zbërthejë problemin e tij, ka probleme serioze”- tha Berisha mes të tjerash. Versus.al







