POLITIKË /

"Ka rritje të numrit të studentëve me 20%", Rama në UBT: Vlerësim i lartë financiar për ata që do punojnë në këtë fushë

Kreu i qeverisë rikujtoi sesi universiteti kishte qenë në krizë për shkak të rënies drastike të numrit të studentëve dhe sesi marrëveshja me BOKU-n e Vienës e rikonfirmoi si institucionin kryesor të arsimit në vend.

Shkruar nga Versus
"Ka rritje të numrit të studentëve me 20%", Rama
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Universitetin Bujqësor të Tiranës ku mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë. Ai rikujtoi momentin kur rektori i universitetit Fatbardh Sallaku, i kishte ngritur shqetësimin e rënies drastike të numrit të studentëve.

Ndërsa përshkroi sesi pas marrëveshjes me njërin prej universiteteve më cilësor evropian, BOKU-n e Vienës, universiteti njohu një rritje të numrit të studentëve me 20%. Sipas tij, studimet në fushat që ka ky universitet, do të jenë shumë frytdhënëse për studentët edhe në aspektin financiar.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Retrospektiv është kur rektori i universitetit më është drejtuar me një sens paniku për shkak të rënies së numrit të studentëve dhe domosdoshmërisë për të mundësuar që universiteti të mos mbetej pa studentë. Praktikisht më ka kërkuar që të mbështes idenë e uljes së mëtejshme të pranimit në këtë universitet. Pra të shkonim në një drejtim që do të sillte mbase në këtë territor kaq të rëndësishëm për zhvillimin e vendit, më shumë njerëz, por që do të kompromentonte cilësinë e burimeve njerëzore në një sektor jetik si bujqësia dhe në një fushë kaq komplekse sa zhvillimi rural.

Unë i thash rektorit që ne duhet të shkojmë në të kundërtën. Duhet të synojmë t’i japim universitetit markën e ekselencës dhe ta bëjmë tërheqës duke i frymëzuar vajzat dhe djemtë që duan të hapin prespektivën e arsimit të lartë për veten e tyre përmes një mundësie të re që t’u japë atyre forcën e dijes për të qenë të nevojshëm për vendin dhe kudoqoftë ku do të duan. Kështu lindi ideja për të shkuar së bashku me ministren në atë kohë dhe zv.rektoren dhe një grup si një delegacion në dyert e universitetit Boku ku njohëm të ditëlindurin e sotëm Ubertin që jemi në garë me Bardhin se kush e do më shumë sepse para mbledhjes e lamë që lulet do ia jepja unë, por Bardhi duke qenë se foli para meje përfitoi nga radha për t’ja dhënë lulet vetë.

Uberti ishte i tronditur dhe pak i zverdhur duke parë kryeministrin dhe rektorin që i mësynin në derë. Dhe siç tha vetë i pari kryeministër që vjen në derë pas 100 e ca vitesh universitet. Kryeministri së bashku me një grup shqiptarësh të njohur si emigrantë që edhe mund të kërkonin azil politik në universitetin e Vjenës. Tashmë ka rezultuar 20% më shumë student në UBT. Studentë me mesatare të lartë sepse ky universitet ka celur një prespektivë të re për vajzat dhe djemtë e sotëm dhe ka çelur premisat për ta parë të ardhmen në këtë fushë që do të jetë gjithnjë e më shumë kaq jetike sa vlerësimi për njerëzit që do punojnë në këtë fushë do të vijë vetëm duke u rritur edhe në aspektin financiar. Versus.al

Poll