POLITIKË /

“Ke kryebashkiakun në burg, skandal”, Rama-qytetarit: Nuk jap dorëheqje, kjo është shpresa e kënetës

Sipas kryeministrit, shpresa e fundit e opozitës është që SPAK të shkrijë PS-në.

Shkruar nga Versus
“Ke kryebashkiakun në burg, skandal”, Rama-qytetarit: Nuk jap
Erion Veliaj dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentit të njërit prej qytetarëve i cili i kërkonte të jepte dorëheqjen për të mbajtur përgjegjësi mbi arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj i cili dyshohet se ka kryer 2 vepra penale.

Rama hodhi poshtë mundësinë që të japë dorëheqje, ndërsa tha se kjo është shpresa e opozitës, që SPAK të merret me arrestimin e zyrtarëve të qeverisë pasi nuk kanë asnjë strategji tjetër për fitore.

“Jep dorëheqjen ke kryetarin e bashkisë së Tiranës në burg, skandal”. Ku i ke parë ti Asllan këto dorëheqjet me Asocacion? Se nuk të kuptoj fare. Unë e di që tanimë që historia e proceseve hetimore e gjyqësore është shpresa e vetme jo vetëm e kënetës së madhe por edhe e moçaleve të vogla. Atë që nuk e realizojnë dot në fushën e ballafaqimit elektoral me popullin mendojnë se mund ta realizojnë duke nxitur SPAK dhe duke shpresuar se SPAK do të shkrijë PS.

Dhe nga ana tjetër duke bërë presion qesharak, si mund të votohet ky, ka gjysmën e qeverisë në burg, gjysmën e partisë në burg, pikërisht pse populli është një shkallë më lart se më i zgjuari dhe i bukuri nga të gjithë ju, nuk e ha këtë lloj propagande.

Sepse populli ka një kujtesë, pse nuk ndodhnin më para këto procese, që dikush të hetohej e dënohej. Pse ndodh sot? Kjo teoria që jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg nuk funksionin, fare, hiç, zero, dhe një nga arsyet pse PS do të marrë rezultatin më të mirë nën drejtimin tim është se për herë të parë populli shqiptar po shikon përpjekje për të vendosur barazi para ligjit”- u shpreh Rama. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: