POLITIKË /

Këlliçi: Po luftojmë për mandatin e 14-të në Tiranë, por rinumërimi po nxjerr shtesa votash për PS-në

Në një deklaratë për Ora News, Këlliçi u shpreh se Partia Demokratike do të luftojë për të fituar mandatin e 14-të në Tiranë, duke theksuar se rezultatet e deritanishme të rinumërimit tregojnë shtesa votash për Partinë Socialiste, ndërkohë që PD-së i janë hequr vota.

Shkruar nga Versus
Këlliçi: Po luftojmë për mandatin e 14-të në
Belind Këlliçi

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, po monitoron nga afër procesin e rinumërimit të 1,282 kutive të votimit në qarkun e Tiranës, që po zhvillohet në pallatin e sportit “Fahrije Hoti”.

Në një deklaratë për Ora News, Këlliçi u shpreh se Partia Demokratike do të luftojë për të fituar mandatin e 14-të në Tiranë, duke theksuar se rezultatet e deritanishme të rinumërimit tregojnë shtesa votash për Partinë Socialiste, ndërkohë që PD-së i janë hequr vota.

“Për shkak të një rezultati shumë të ngushtë ku luhet mandati i 14 i PD-së, ne kemi kërkuar që brenda farsës zgjedhore që ka ndodhur më 11 maj, me sa kemi mundësi ne të maksimilizojmë mandatet në Tiranë. Duke qenë se mandati i Tiranës diskutohet shumë ngushtë me vota, mandati i 14 për PD-në, ne kemi kërkuar që të hapen të gjitha votat e pavlefshme, të gjithë kutitë e votimit për të parë deformimin e vullnetit të zgjedhësve. Deri tani nga të dhënat që janë pasqyruar edhe në KQZ zyrtarisht, interesi parësor mbetet tek votat e subjektit. Rezulton që në 13 qendra PS-së i janë shtuar 17 vota, pra më shumë se 1 votë për 1 qendër të votimit dhe po të llogarisim 1282 qendra, minimalisht sikur me këtë qasje të jenë, i janë shtuar 1280 vota PS-së dhe PD-së i janë hequr 4 vota”, shprehu ndër të tjera Këlliçi./Versus.al

Poll