POLITIKË /

“Kemi bërë gabime në zhvillimin e bregdetit”, Rama: Do synojmë të tërheqim turistë që shpenzojnë

Shkruar nga Versus

“Kemi bërë gabime në zhvillimin e bregdetit”, Rama:

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot aksin Shëngjin-Velipojë ku më pas zhvilloi edhe një takim me përfaqësuesit e bizneseve lidhur me politikat e ndërmarra për zhvillimin e turizmit. Rama u shpreh se me projektet ambicioze të infrastrukturës synohet që të tërhiqen turistë të cilët shpenzojnë shumë.

“Janë projekte ambicioze që do të tërheqin këtu atë që ne na mungon. Do tërheqin fuqinë e madhe të konsumit nga ana e kategorisë së turistëve që shpenzojnë shumë. Natyrisht ata kanë nevojë për këtë lloj infrastructure të re mikpritjeje që po krijojmë. Pastaj të ardhurat rriten në mënyrë të jashtëzakonshme ashtu siç rritet edhe më shumë mundësia dhe nevoja për të paguar stafet sepse e gjitha lidhet me cilësi. Unë do t’ju thoja të synoni maksimumin e cilësisë, ne do jemi shumë mbështetës, por edhe shumë rigoroz sa i përket zhvillimeve në këto hapësira të reja”- tha kryeministri.

Mes të tjerash ai pranoi gabimet e kryera në strategjinë e zhvillimit të bregdetit, por tha se janë gabime që çdo vend në fazë rritjeje, i kryen.

“Kemi bërë si vend shumë gabime në të shkuarën, normale janë gabime të rritjes. Kemi bërë gabime në zhvillimin e bregdetit tonë në të shkuarën pa llogaritur edhe ato furitë e ndërtimeve absurde që janë bërë në fillimet e tranzicionit. Por kemi shumë mundësi të krijojmë një infrastrukturë hotelerie shembullore”- shtoi Rama. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: