POLITIKË /

“Kërkoni në Google për vitet kur ka qeverisur PD”/ Rama apel të rinjve në Tiranë: Po kë tjetër mer jahu, votoni PS

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se “gjithmonë kur PS ka marrë qeverinë, Shqipëria ka qenë më mirë nga sa ishte më parë”, duke shtuar se të gjitha forcat e tjera politike “janë aty për ta shkatërruar vendin”.

Shkruar nga Versus

“Kërkoni në Google për vitet kur ka qeverisur PD”/

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama këtë pasdite ka ndaluar në një takim me të rinjtë e njësive 1, 2 dhe 3 në Tiranë.

“Pse duhet votuar PS? Po kë tjetër mër jahu! Kjo përgjigje ka shumë argumente pas, dhe një prej tyre është se nëse PS do ta kishte pasur këtë dety4rë të drejtonte vendin nga 1992 deri më sot, sot Shqipëria do ishte në BE”, kështu e nisi fjalën Rama para të rinjve duke kërkuar mbështetjen e tyre në 11 maj.

“Sa herë PS ka marrë drejtimin, vendi ka qenë më mirë se kur e ka marrë PS. Partia Socialiste është këtu për të ndërtuar, të tjerët janë për të shkatërruar.

Kërkoni në Google për vitet që PD ka qenë në qeverisje. Në 2011, PD 21 janar, 14 shtator 1998… futuni në Youtube për qejf dhe shikoni se nuk i dini të gjitha, që të kuptoni që nuk ka fare diskutim në zgjedhje”, tha ai më tej.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se “gjithmonë kur PS ka marrë qeverinë, Shqipëria ka qenë më mirë nga sa ishte më parë”, duke shtuar se të gjitha forcat e tjera politike “janë aty për ta shkatërruar vendin”.

Tags:

rama ps

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: