POLITIKË /

Koçi sulmon kandidatin e pavarur Florjan Binaj: I infiltruar i familjes Berisha, PD është dorëzuar

Sipas Koçit, fakti që Binaj punon në një emision që transmetohet në televizionin që lidhet vazhdimisht me emrin e Berishës, e bën atë ''të infiltruar''.

Shkruar nga Versus
Koçi sulmon kandidatin e pavarur Florjan Binaj: I infiltruar i familjes
Petro Koçi

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka bërë një deklaratë të fortë në ‘’Real Story’’ ku foli për mbështetjen e Berishës ndaj kandidaturës së pavarur të Florjan Binajt për bashkinë e Tiranës.

Pavarësisht se Binaj më herët ka patur marrëdhënie të mira edhe me kryeministrin Edi Rama, Koçi deklaroi se aktori i mirënjohur është ‘’i infiltruar’’ i familjes Berisha dhe se nuk është i pavarur. Sa i takon kandidaturës së Manastirliut, Koçi u shpreh i bindur për fitoren e PS.

“Gjithmonë kam konsideruar se gara e Tiranës është mbyllur. Tirana ka nevojë të ketë një personalitet dhe nëse e krahasojmë me strukturë qeveritare është niveli i zv.kryeministrit. Të jesh kryetar i Bashkisë së Tiranës është nivel shumë i lartë. Që do të thotë kur një parti politike e madhe merr përsipër pretendimin për të fituar Bashkinë e Tiranës duhet të përfaqësohet nga një nivel i lartë, politik dhe përvojë të provuar administrative dhe ndaj PS zgjodhi Ogerta Manastirliun sepse i garanton të dy këto standarde.

Dhe po ashtu është një figurë e moderuar në komunikim të brendshëm. Kandidati që ka zgjedhur PD nuk është i pavarur, por është i infiltruar nga familja Berisha. Ka qenë pjesë e televizionit të familjes Berisha. PD ka ngritur duart lart është dorëzuar. Dhe gjithë ky proces i gjatë që nisi në momentin që po bëhej gati të fillonte një fushatë e pjesshme, PD po përpiqej të gjente dikë për të larë duart nga përgjegjësia e humbjes. Ndaj edhe thashë që gara e Tiranës është e mbyllur.”-tha Koçi. Versus.al

Poll