POLITIKË /

“Komisioneri hap kutinë dhe sheh fletën e votimit”, PD publikon videon e radhës për zgjedhjet e 11 majit

Shkruar nga Versus

“Komisioneri hap kutinë dhe sheh fletën e votimit”, PD

Në njërën prej videove të publikuara shihet momenti kur një komisioner i qendrës së votimit 2253 shihet teksa hap kutinë e votimit dhe nxjerr prej aty një fletë të cilën e sheh për të identifikuar se për cilën parti është votuar.

Gjithashtu Berisha publikoi edhe video të tjera ku pretendohet se disa persona kanë votuar nga 2 herë dhe disa të tjerë kanë votuar në grup. Kryedemokrati u shpreh se  këto janë vetëm disa prej rasteve ku shihen qartë shkeljet gjatë procesit zgjedhor. 

“Këtu sot para jush kam sjellë disa zbulime që janë bërë përmes studimit të kamerave regjistruese në qendrat e votimit, të cilat faktojnë alegjitimitetin e plotë të procesit zgjedhor, shëmtinë e kësaj farse të paparë.

Ftoj qytetarët t’i ndjekin një nga një. Unë kam zgjedhur 6 video nga 60, 600, 6000 që mund të paraqisja sot në këtë sallë. Ky është komisioner, ky tani do kontrollojë votën. Shikojeni se çfarë bën.

A e keni parë ju ndonjëherë këtë? Ky fut dorën e zezë në kuti, nxjerr votën që ka votuar qyetari, e kontrollon sepse ky e di se po zbaton porosinë e Edi Ramës dhe ka mbrojtjen e Altin Troplinit. Tani qetësohet. U zbulua se si ka votuar personi për të cilin ai është porositur. I ka marrë paratë personi, prandaj do kontrollohet nëse i meritoi paratë apo jo.

Merr fletën e votimit, tani shoku komisioner e shoqëron në dhomën e errët, pasi ai duhet të sigurohet për votën e tij. Ka kontroll më policesk dhe më të poshtër të votës se sa ky? Komisionari kriminel, pasi kreu misionin, kthehet në karrigen e detyrës”- deklaroi Berisha mes të tjerash. Versus.al

Poll