POLITIKË /

KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për PS dhe PD në Durrës, Fier dhe Elbasan

Në KQZ ka qenë sot e pranishme edhe deputetja aktuale e PD Andia Ulliri e cila nuk arriti të rizgjidhej ligjvënëse dhe tashmë pretendon se mandati i Ndojës në Durrës, në fakt i takon asaj.

Shkruar nga Versus
KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për PS dhe PD në
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot për të konfirmuar mandatet e deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 11 majit për qarqet Fier, Elbasan dhe Durrës.

Konkretisht në Fier janë konfirmuar mandatet, për socialistët 12 mandate, për Partinë Demokratike 4 mandate. Pjesë e Kuvendit do të jetë edhe Zegjine Çaushi, kandidatja e përfolur për videot e saj ndaj Gazment Bardhit e cila pavarësisht se u rendit poshtë Maldrita Bardhos me vota, kjo e fundit u dorëhoq për t'ja lënë asaj karrigen e deputetes. 

Fier

PS: Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile, Ana Nako, Ceno Klosi, Klevis Jahaj, Atoneta Dhima, Asfloral Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi, Ramion Kurti dhe Zegjine Çaushi.

PD: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Briunilda Haxhiu, Saimir Korreshi

Elbasan

PS: Arbjan Mazniku, Bora Muzhaqi, Ermal Elezi, Adi Qose, Evis Kushi, sara Mila, Saimir Hasalla, Olsi Komici, Aulona Bylykbashi, Agron Gaxho.

PD: Tomor Alizoti, Edmond Haxhinasto, Klodiana Çapja, Blendi Himçi

Durrës

PS: Klodiana Spahiu, Milva Ekonomi, Loer Kume, Skënder Pashaj, Aurora Mara, Arkend Balla, Ani Dyrmishi, Etleva Budini

Ndërkohë ende nuk është miratuar lista e kandidatëve fitues të PD për qarkun e Durrësit pasi deputetja aktuale Andia Ulliri pretendon se mandati i takon asaj dhe jo ish-prokurorit Arjan Ndoja. Versus.al

Poll