POLITIKË /

Kryeministri Edi Rama i kërkon dorëheqjen kryetarit të Bashkisë Kukës, zbulohet arsyeja

Informacioni u konfirmua pas një takimi disa orësh të Ramës me drejtuesit politikë të PS në qarqe, ku u diskutua formimi përfundimtar i listave zgjedhore.

Shkruar nga Versus
Kryeministri Edi Rama i kërkon dorëheqjen kryetarit të
Albert Halilaj

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar dorëheqjen e Albert Halilajt nga pozita e kryetarit të Bashkisë së Kukësit.

Ky vendim vjen në një moment kur Halilaj është në procesin e përgatitjes për t'u përfshirë në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Informacioni u konfirmua pas një takimi disa orësh të Ramës me drejtuesit politikë të PS në qarqe, ku u diskutua formimi përfundimtar i listave zgjedhore.

Sipas burimeve, lista e kandidatëve socialistë është gati të marrë formën e saj përfundimtare.

Albert Halilaj, i cili mori drejtimin e Bashkisë së Kukësit më 24 shtator 2023, tani duket se po përgatitet për një kapitull të ri në karrierën e tij politike./Versus.al

Poll