POLITIKË /

‘Kthim menjëhershëm të pronës dhe status për ish-të përndjekurit’, Lulzim Basha prezanton programin 2025

Nën sloganin “Shqipëria meriton më shumë” kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar programin elektoral nga Parku Olimpik në Tiranë.

Shkruar nga B.SH
‘Kthim menjëhershëm të pronës dhe status për
Lulzim Basha gjate prezantimit te programit politik 2025

Nën sloganin “Shqipëria meriton më shumë” kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar programin elektoral për zgjedhjet e përgjithshme 2025 nga Parku Olimpik në Tiranë.

Sipas programit të Bashës, 5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjeç që angazhohen në 4 vite në ushtri do të paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjeç.

'5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjec qe angazhohen ne 4 vite sherbim aktiv ne forcat e armatosura, bashke me trajnimin marrin nje profesion ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjeç.' 

Reforma e pronës

Zgjidhet menjëherë pa burokraci. Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë. Lëshimi i obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës. Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.

Premtimi për fermerët

“Çdo vit 100 mln euro subvencione për fermerin. 15 milionë euro për zhvillim infrasktrukture për fermat e zhvillimin. 150 mijë familje do të përfitojnë.

Premtimi për pensionisët

Pensionistët do të kenë rritje vjetore dhe pensionet e ulëta do të kenë bonus periodik prek 250 mijë lekësh.

Modernizimi i sistemit të pensioneve dhe rritja ekonomike shqiptare brenda mandatit të parë rivitalizojmë skemën, e të bëjmë të mundur zhdukjen e diferencave të tmerrshme të pensioneve të ulëta e të larta.

Të përndjekurit politikë

Marr përsipër përmbylljen e detyrimeve dhe dëmshërblimeve. Akti i parë i qeverisjes tonë do të jetë miratimi i statusit të përndjekurit politik me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish-ushtarakut.

 

Poll