POLITIKË /

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet për Tiranën, PS "e pashqetësuar": Vijojmë punën sipas planit

Socialistët kanë marrë udhëzim që të vijojnC po njësoj me takimet e planifikuara.

Shkruar nga Versus

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet për Tiranën, PS "e

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pezulloi zgjedhjet e 9 nëntorit për bashkinë e Tiranës, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Socialiste. Mësohet se PS ka këshilluar strukturat e ngritura për zgjedhjet e pjesshme që të kenë në kujtesë takimet me grupet përkatëse duke lënë të kuptohet se nuk ka asnjë ndryshim në organizim pavarësisht se procesi aktualisht është pezulluar.

“Vazhdoni punen! Ju kujtoj për takimet e sipas grupeve përkatëse"- thuhet në mesazhin e PS.

Kujtojmë se socialistët do të kenë zëvendës kryeministren Belinda Ballukun si drejtuese politike për këto zgjedhje në Tiranë. Ndërsa ende nuk dihet sesi do të procedohet për shkak se Kushtetuesja njoftoi sot se procesi zgjedhor është zyrtarisht i pezulluar dhe se më 30 tetor do të shqyrtojë kërkesën e Veliajt kundër shkarkimit të tij nga posti i kryebashkiakut. Versus.al

Poll