Forumi për Dialogun Politik me në krye politologun Ermal Hasimja nuk arriti qëllimin për të ulur bashkë në një tryezë edhe atë pjesë të opozitës që nuk ka pranuar të bashkëpunojë me PD-në apo aleatët e saj.
Hasimja tha se me Lapajn vijojnë negociatat, ndërsa për praninë e Shehajt dhe Qorit, shpresat janë shuar. Lapaj ka deklaruar më herët se kushti i tij për bashkëpunim është qëndresa e opozitës në protestë pa ndalim përballë kryeministrisë.
“Kemi diskutuar vazhdimisht, i takojmë dhe nuk shohim ndonjë arsye që Shqipëria Bëhet të mos pjesë pjesë e kësaj tryeze”, tha Hasimja.
PD u përfaqësua në tryezë me nënkryetarin Luçiano Boçin, pasi kishte pranuar kërkesën e mëparshme të Lapajt që të shmangeshin liderët e këtyre forcave.
Luçiano Boçi, nënkryetar i PD, tha: "Qëllimi është i njëjtë, por duhet të unifikojmë edhe rrugën".
Forumi për Dialogun Politik do të vijojë takimet me partitë politike opozitare dhe gjatë javës së ardhshme do të ketë një tryezë të dytë për të detajuar qëndrimet e përbashkëta. Versus.al

