POLITIKË /

Lëvizja ''Shqipëria Bëhet'' prezanton kandidatin për kryebashkiak në Cërrik

Shkruar nga Versus

Lëvizja ''Shqipëria Bëhet'' prezanton

Ndërkohë që në Tiranë së bashku me Nismën Thurje dhe Partinë Demokratike, ka shprehur mbështetjen për kandidatin e pavarur Florjan Binaj, kreu i ‘’Shqipëria Bëhet’’, Adriatik Lapaj ka prezantuar sot kandidatin për bashkinë e Cërrikut.

Në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit, Lapaj ka njoftuar në rrjetet sociale se kandidati i ‘Shqipëria Bëhet’ për Cërrikun, është Eligert Hima i cili është i diplomuar në Kriminologji në universitetin e Milanos.

Kjo është kandidatura e parë e dalë nga partia e Lapajt për zgjedhejt e parakohshme lokale të 9 nëntorit në disa bashki të vendit. Versus.al

Poll