Në të gjithë vendin vijon aksioni i lirimit të hapësirave publike që janë zaptuar nga tavolinat dhe karriget e lokaleve, të cilat kanë zënë trotuaret dhe hapësirat për këmbësorë.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga ky aksion në çdo lagje të Tiranës, duke theksuar se përpjekjet për lirimin e hapësirave do të vazhdojnë derisa të arrihet rendi dhe qetësia në hapësirat publike.
‘Këto janë pamje nga çdo lagje e Tiranës dhe kujt ankohet po këtu pse jo e po aty pse jo, i them kjo punë sapo ka nisur dhe nuk do të jetë as një javë as një muaj, po do të vijojë sa të jetë nevoja; jo vetëm në Tiranë dhe jo vetëm me prishjet, po edhe me risistemime”, shkroi Rama krahas fotove.
Ky aksion synon të rikthejë lirinë e lëvizjes në rrugë dhe të përmirësojë cilësinë e jetës në qytete, duke garantuar respektimin e ligjit dhe rregullave të përdorimit të hapësirave publike. /Versus.al/







